16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Shqiptari kapet mat duke vjedhur, plagos policin

spot_img

Një shqiptar është kapur mat duke vjedhur një banesë në Xhenova të Italisë. Plani i tij dhe i mikut që po e ndihmonte dështoi, pasi një fqinj pranë shtëpisë ku shqiptari po vidhte, ka dëgjuar zhurma dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Dy të rinjtë janë përpjekur t`i largohen policisë, ku kanë goditur edhe një polic duke e lënë të plagosur.

Si fillim, dy autorët u fshehën në një pyll pranë vendngjarjes derisa policia arriti t`i identifikonte dhe më pas t`i arrestonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, ku u arrestuar një shqiptar 26-vjeçar./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat