Shqiptari kapet me 55 kg drogë, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur

Vermice-droge.jpg

Një shqiptar është kapur me rreth 55 kilogramë drogë, i cili po përpiqej të kalonte përmes pikëkalimit kufitar të Vërmicës në Kosovë.

Autoritetet e kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar automjetin e tij.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, në orët e mbrëmjes në pikë-kalimin e Vërmicës ka arritur një automjet i llojit “Opel Meriva” me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Drejtuesi shqiptar kishte krijuar një dysheme të dyfishtë në makinë dhe kishte fshehur drogën brenda saj.

Policia bën me dije se u gjet dhe u sekuestruan 29 paketime marijuanë dhe 24 paketime marijuanë çokollatë.

“Pesha e kësaj substance narkotike pas peshimit është 54 kg e 963.24 gr. Drejtuesi i automjetit është arrestuar si dhe rasti është përcjellë tek policia e Kosovës”, njofton Dogana e Kosovës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303