fbpx

Shqiptari me 25 identitete që drejtonte nga Amsterdami trafikun e drogës

f71073a16419d6fe5af3b6f2cac1d1d0_L.jpg

Plot 25 identitete të ndryshme ka përdorur një shqiptar 37-vjeçar, me emrin Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën Akili, i cili ishte kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.

Pakove të drogës u vinin emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.

Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Një nga përgjimet e kryera nga hetuesit çuan në zbulimin e shqiptarit që importonte tonelata droge nga Holanda e Belgjika në Brescia.

Në pranga kanë përfunduar 56 persona, anëtarë të tri bandave  të ndryshme, por të lidhura midis tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *