fbpx

Shqiptari më i urryer në SHBA, kërkon lirimin nga burgu për të punuar vaksinën kundër koronavirusit

Martin Shkreli, the former hedge fund manager under fire for buying a pharmaceutical company and ratcheting up the price of a life-saving drug, is escorted by law enforcement agents in New York Thursday, Dec. 17, 2015, after being taken into custody following a securities probe. A seven-count indictment unsealed in Brooklyn federal court Thursday charged Shkreli with conspiracy to commit securities fraud, conspiracy to commit wire fraud and securities fraud. (AP Photo/Craig Ruttle)

Ish drejtori ekzekutiv i “Prospero Pharmaceutical”, Martin Shkreli, i cili është duke vuajtur një dënim me 7 vjet burg për mashtrim, mendon se mund të gjejë një medikament që trajton koronavirusin dhe për këtë arsye kërkon një lirim nga burgu për vetëm 3 muaj.

I cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA, Shkreli shprehet në kërkesën e tij drejtuar autoriteteve amerikane:

“Po kërkoj një periudhë të shkurtër vetëm 3-mujore për të ndihmuar në punën kërkimore ndaj COVID-19. Të lësh botën të goditet nga Covid-19, nuk është aspak ngushëlluese as për të burgosurit vetë. Si një sipërmarrës i suksesshëm i Biofarmës, ku kam blerë kompani të shumta, unë jam një nga të paktët sipërmarrës me përvojë në gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve, nga krijimi i molekulave, vlerësimet preklinike dhe deri te modeli i provës klinike”

Avokati i Shkrelit tha për mediat amerikane se ai do të kërkojë edhe zyrtarisht që klienti i tij të lirohet.