Shqiptari me koronavirus ia mbath nga dhoma, kapet nga policia

koronavirusi-ne-itali-1-600x360.jpg

Një person në Kosovë, i cili është prekur nga koronavirusi, ia ka mbathur nga dhoma ku ishte izoluar.

51-vjeçari i cili ndodhej në Klinikën Emergjente të QKUK-së, u dërgua më pas në një dhomë të veçantë.

Mirëpo ky person nuk i kishte pritur rezultatet dhe kishte ikur nga dhoma e veçantë ku po mbahej anipse në korridoret e Emergjencës kishte pasur edhe zyrtarë policorë.

Mjekët lajmëruan policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë për Express mjekët e Urgjencës.

Megjithatë, personi në fjalë i lindur në vitin 1969 nga Malisheva u lokalizua nga Policia. Testi i analizave të tij doli sot nga ana e IKSHP’së ku u konfirmua se ai u prek nga Covid 19.

IKSHP duke e përmendur rastin e punëtorit nga Malisheva tha se po gjurmohen edhe kontaktet e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303