fbpx

Shqiptari nga Kosova, kandidat për Asamblenë e Nju Jorkut

gashi.jpg

Vedat Gashi është një nga kandidatët për Asamblenë e Nju Jorkut, duke triumfuar në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork, ku mori edhe emërimin nga demokratët.

Kjo parti, që në zgjedhjet e kaluara mbështeti Kevin Byrne, tashmë ka vendosur të mbështesë avokatin nga Kosova.

Gashi ka fituar edhe mbështetjen e Familjeve të Punës dhe Barazisë së Grave, së bashku me emërimin demokrat.

“Jam i nderuar dhe i kënaqur që kam mbështetjen e Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut. Unë pres që të punoj me njerëz nga të gjitha anët për të bërë atë që është më mirë për distriktin tonë”, deklaroi Gashi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *