fbpx

Shqiptari përplasi për vdekje fëmijën 14 vjeçar, çfarë shkruajnë mediat greke

Një fëmijë 14 vjeç në Greqi ditën e djeshme, pasi u përplas nga një makinë.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar 53 vjeç. Personi në fjalë ka përplasur një 14 vjeçar në rrugën Xylokerizas-Examilion, ne Korintho dhe është larguar nga vendngjarja.

Shqiptari po drejtonte mjetin taxi, kur përplasi 14-vjeçarin dhe nënën e tij. Nga përplasja e rëndë 14 vjecari ka humbur jetën, ndërsa nëna ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia helene bëri të mundur arrestimin e 53 vjeçarit, ndërsa ditën e sotme ai do të dalë përpara trupit gjykues, për t’u njohur me masën e sigurisë.