Shqiptari po priste infermieren me thikë pas dere dhe më pas e sulmon, del videoja e frikshme

pacie.jpg

Të tjera detaje janë zbardhur ditën e sotme nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një pacient shqiptar ka plagosur një infermiere me thikë.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit, në pavionin e kardiologjisë.

Pacienti ishte një 59-vjeçar, i cili ishte shtruar në këtë pavion, ku po priste infermieren në dhomën e tij, i fshehur pas dere me një thikë në dorë.

Pas kësaj ai ka hequr serumet vetë dhe ka dalë duke vrapuar nëpër korridore si i çmendur. Pasi është ngjitur në katin e katërt, është hedhur nga dritarja dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Për 48 orë ai do merrte fletëdaljen dhe nuk kishte asnjë të dhënë për probleme psikike.

Nga ana tjetër infermierja 32 vjeçare e plagosur, ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në kraharor, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe kur u plagos sapo kishte marrë turnin.

Në dhomën ku ndodhej shqiptari, të pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë kanë qenë edhe 3 pacientë të tjerë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303