Shqiptari tenton të mbysë me tel elektrik ish-gruan, si e ‘mashtroi’ ajo për të shpëtuar?

am.jpg

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Itali, ku një shqiptar ftoi në shtëpi ish-gruan e tij, nga e cila po ndahej, me arsyetimin që ajo të merrte një dokument pune.

Por sapo gruaja mbërriti në shtëpi ai mori një tel elektrik dhe u përpoq ta mbyste atë. Ngjarja ndodhi në një shtëpi në Valpolcevera.

Agresori sipas mediave italiane ishte një shqiptar 47-vjeçar, i fiksuar dhe xheloz pas gruas së tij, deri në atë pikë sa ajo vendosi t’i jepte duart.

Për fat të mirë, pak para se të ndodhte tragjedia, gruaja 41-vjeçare arriti ta qetësonte 47-vjeçarin duke e bindur atë që ta dërgonte në spital me ambulancë, pasi do thoshte se ishte sulmuar nga një i huaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303