Shqiptari tenton të vrasë gruan me çekiç në ishullin e Kretës, arrestohet menjëherë nga Policia

cekici-1068x601.jpg
Një shqiptar është arrestuar nga Policia në ishullin e Kretës pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij. Mësohet se gruaja ka bërë denoncim pranë autoriteteve dhe menjëherë 50 vjeçari shqiptar është prangosur.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur, as ai i bashkëshortes.

Pasi gruaja ka bërë denoncim në Polici, menjëherë shqiptarit i është kontrolluar makina dhe aty është gjetur çekiçi, me të cilin 50 vjeçari kërcënoi se do të vriste bashkëshorten e tij.

scroll to top