“Shqiptari u vra në komisariatin ku u formua celula e Agimit të Artë”

dokumentai.jpg

Gazetari i emisionit “Provokacija” Mustafa Nano një pjesë të emisionit ia dedikoi dokumentarit të Aulon Kalasë për Pëllumb Marnikollajn, i cili vdiq në Greqi ishte tema kryesore e diskutimit.

Gazetari tregoi arsyet pse kishte nisur një investigim për këtë çështje. “Ajo që më shtyu për të investiguar ishte deklarata e thatë e policisë e dalë me kohë vonesë, rreth 15 ditë pas ngjarjes me datën 18 gusht e cila thoshte që pasi i komunikuam Pëllumb Marnikollajt një akuzë të re, ai u hodh nga kati i katërt i komisariatit të policisë Ano Patisia. Më vonë e kanë rregulluar dhe thonë që u hodh nga kati i dytë”, tha ai.

Gazetari ka bërë pjesë të dokumentarit edhe një aktiviste greke, e cila ka treguar së në komisariati ku gjeti vdekjen Pëllumb Marnikollaj është formuar celula e parë e grupit ekstremist grek Agimi i Artë.

“Unë kam marrë dhe një shkrimtare greke Dhrona Hronopulu, e cila është aktiviste e të drejtave të njeriut dhe thotë se në këtë komisariat ku është vrarë Marnikollaj është formuar celula e parë e Agimit të Artë. Dhe ajo off records më ka konfirmuar se njerëz me uniformë policie me motora dhe makina shpërndajnë fletëpalosje të Agimit të Artë”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303