fbpx

Arba Kokalari, zv/presidente e PE për Partitë Popullore

arba_kokalari.jpg

Shqiptarja Arba Kokalari është zgjedhur zv/Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kokalari në profilin e saj në rrjetet sociale, ku ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

“Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha që e gjithë BE-ja ta bëjë atë”, shkruan Kokalari në Facebook.

32-vjeçarja Kokalari hyri në PE nën programin e partisë “Moderata”, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303