fbpx

Shqiptarja kandidon në Parlamentin Europian në Itali

Gerarta-Ballo-candidata.jpg

Shqiptarja Gerarta Ballo do të kandidojë në Parlamentin Europian në Itali.

Ajo është një aktiviste dhe studiuese e emigracionit.

Ky lajm është bërë i ditur nga presidenti Meta, i cili ka shpërndarë një foto në rrjetin social ‘Facebook’ dhe shkruan se shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë

‘Gerarta Ballo është shqiptarja e parë që kandidon për Parlamentin Europian në Itali. Si aktiviste dhe studiuese e mirë e emigracionit, me eksperiencë edhe në diplomaci, Geri ka spikatur si një zë i fortë i komunitetit të hershëm dhe të ri shqiptar në vendin fqinj.  Shembulli i saj është frymëzim dhe nxitje për shqiptarët e tjerë, për të përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Itali dhe në Europë. Por edhe tregues i integrimit të plotë, suksesit, punës e përkushtimit të emigrantëve tanë për të shërbyer në ndërtimin e një imazhi edhe më pozitiv për Shqipërinë, që synon të bëhet pjesë e BE.  Duke besuar se mbështetja e madhe e Arbëreshëve dhe shqiptarëve në Itali nuk do t’i mungojë në rajonet e Jugut të Italisë ku kandidon, i uroj shumë suksese Geri Ballos në garën për Parlamentin Europian’, shkruan presidenti Meta./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303