fbpx

Shqiptarja shtatzënë në prag të vdekjes, u sulmua nga dhjetëra qenë, si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë së fundmi, ku një grua shtatzënë është sulmuar nga dhjetëra qenë. 29-vjeçarja, Besnike Beqiraj po kthehej nga çerdhja ku kishte dërguar dy fëmijët e saj, dhe në momentin që ka arritur afër shtëpisë një tufë me qenë i janë vërsulur ku dhe e kanë kafshuar në disa shumë pjesë të trupit.

“Atëherë në ora 08:00 mëngjesit duke u kthyer prej çerdhes së fëmijëve, i kam dërguar fëmijët në çerdhe. Duke u kthyer në shtëpi, është një pjesë ku rrinë vazhdimisht qentë, sepse shtëpia është e pabanueshme, aty më kanë sulmuar thuajse 10 qenë. Më kanë sulmuar shumë, më kanë rrëzuar, nuk kam mundur të iki më tepër. Kur ka dashtë me më hupë vetëdija s’kam mundur të bëjë diçka. Jam shtatzënë në muajin e 6. S’kam pas kalimtar që kanë mundur me më ndihmu, sepse nuk më ka dëgjuar askush. Janë larguar dhe kam vrapuar shumë shpejt për të shkuar te shtëpia. Kam pasur tepër dhimbje, vetëdija ka qenë duke më humbur. Kam tepër plagë prej pjesës së barkut e teposhtë”- ka rrëfyer Besnike Beqiraj për mediat kosovare.