Shqiptarja tregon se si i shpëtoi sulmit terrorist në Vjenë: Thashë me vete oh Allah…

sulm.jpg

Një shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Vjenë të Austrisë ka publikuar një postim në rrjetin social “Facebook”. Ajo ka treguar se si i ka shpëtuar aktit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë.

Siç shkruan Ekspress, në lagjen ku ndodhi sulmi, ajo e kishte lënë të takohej me shoqen e saj.

Por në momentin e fundit, për fat të mirë, takimi i tyre ishte anuluar.

“.. pastaj veç kur degjoj që po në atë lagje ku e kishim lene takimin tonë ishte një ngjarje jashtezakonisht e tmerrshme .. menjëherë afrova fëmijët e mi i përqafova shumë dhe thash me vete “Oh Allah kujt i paskam bërë një nder që më mbrojte nga rreziku”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303