fbpx

Shqyrtimi i padisë së Ademit për zgjedhjet, Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë qeverisë

Gjykata-Kushtetuese.jpg

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi pak më parë padinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Në seancën e nisur prej gati një ore, Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e qeverisë, deri në momentin që Gjykata e Tiranës do të japë vendimin për statusin e Voltana Ademit si kryetare të Shoqatës së Bashkive.

Gjykata do të shprehet fillimisht nëse shkarkimi me urgjencë i Ademit është i ligjshëm ose jo dhe më pas ky vendim do të merret parasysh nga Kushtetuesja. Gjithashtu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Gjykata iu ka dhënë një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303