Shtatë përfitime nga dushi i mëngjesit me ujë të ftohtë!

640-0-5e248a042e792.jpg

Nëse nuk jeni mësuar të bëni dush me ujë të ftohtë mund të reduktoni gradualisht temperaturën e ujit dhe të adaptoni këtë ritual.

Ideja e një dushi me ujë të ftohtë në mëngjes nuk mirërpitet nga pjesa më e madhe e njerëzve. Përkundrazi, vetëm ideja u jep të dridhura dhe dëshira u ikën. Por nëse do t’i dinit përfitimet e mëdha që mund të sjellë për shëndetin tuaj, do ta provonit kët terapi natyrale, të thjeshtë dhe ekonomike.

Zbuloni në këtë artikull 7 efektet pozitive që përfiton trupi juaj nëse do të bënit një dush të ftohtë në mëngjes.

Përshpejton metabolizmin

Kur bëni një dush me ujë të ftohtë, temperatura e trupit, ulet, kështu trupi konsumon më shumë energji për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë metabolizmi përshpejtohet dhe ju digjni më shumë kalori.

Rregullon temperaturën e trupit

Duke përshpejtuar metabolizmin, trupi aktivizon një funksion natyral për të ekuilibruar temperaturën përballë ndryshimeve të ambientit të jashtëm. Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shumë edhe personat me hipotiroizëm.

Eliminon lëngjet

Efekti i ujit të ftohtë në enët e gjakut, aktivizon qarkulllimin dhe drenazhin limfatik të organizmit, ka një efekt pozitiv dhe lejon eliminimin e lëngjeve të tepërta duke ndihmuar kundra fryrjes, rëndesës, dhe artikulacioneve të inflamuar.

Përmirëson lëkurën

Një dush i ftohtë është trajtimi më i mirë i bukurisë së lëkurës sepse ka një efekt ‘lifting’ dhe tërheqës duke luftuar lëshimin e indeve dhe shfaqjen e rrudhave. Ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe parandalimit të strijave e celulitit.

Flokë më të shndritshëm

Duke përmirësuar funksionin e sistemit limfatik, uji i ftohtë përmirëson edhe mbrojtjet e trupit.

Këshilla

Filloni nga dushin nga këmbët dhe ngjituni drejt qafës dhe fytyrës duke evituar kokën.

Ky dush duhet të zgjasë nga 30 sekonda në një minutë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303