fbpx

Shtatzënë për herë të dytë, deputetja e PS zbulon gjininë e foshnjës

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka zbuluar për News24 gjininë e fëmijës së saj të dytë në pritje.

Ajo ka thënë se është në muajt e parë të shtatzënisë dhe është në pritje të një djali.

Pyetje: Sa e vështirë është për ju të jeni shtatzënë dhe të inspektoni zona të ndryshme në Tiranë? Më lini t’ju uroj, jeni shtatzënë.

“Faleminderit, nuk besoj se kam asnjë komplikim më shumë se çdo zonjë tjetër që është e angazhuar në çfarë do lloj fushe të jetës”-ka thënë deputetja.

E pyetur nga gazetarja nëse është në pritje të një djali apo vajze deputetja është përgjigjur: Të një djali tjetër.