fbpx

“Shtëpi famëkeqe, kanë shkuar të shfaqin epshet e tyre”. Imami revoltohet sërisht, shpërthen ndaj Big Brother Vip

big.jpeg

Imami i njohur Labinot Maliqi ka reaguar sërish për Big Brother Vip duke e cilësuar si një shtëpi famëkeqe ku banorët shfaqin epshet e tyre.

“Natyrisht se këto emisione emetojnë kryesisht pamje epshore, prandaj natyrisht kjo tërheq shikueshmëri te njerëzit. Ata njerëz kanë shkuar aty për të shfaqur epshin e tyre, trupat e tyre, në njëfarë forme për t’u zhveshur…kështu ia shton vetes qëndrimin në atë shtëpi famëkeqe”, ka deklaruar ai.

“Çdonjëri që është bërë pjesë e asaj shtëpie të turpit, e ka qëllim çmimin që do të jepet në fund të emisionit. Përderisa ata bëjnë çmos për ta fituar atë çmim, edhe pagesa nuk është e pastër”, është shprehur ai ndër të tjera.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303