Shtëpia e Bardhë justifikon presidentin Trump

104276852_mediaitem104276851.jpg

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të mos marrë pjesë në një ngjarje përkujtimore ditën e shtunë,  pasi u përball me një reagim të ashpër.

Presidenti Trump, i cili ishte në Francë për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, anulloi një vizitë në një varrezat ushtarake amerikane, për shkak të shiut të madh.

Moti i keq dhe mjegulla u renditën si arsye që penguan ngritjen e helikopterit presidencial.

“Presidenti Trump nuk dëshironte të shkaktonte trafik të papritur në qytet duke përdorur autokolonën e tij “, tha sekretarja e shtypit Sarah Sanders duke vënë në dukje se udhëtimi ishte 96 km në veri-lindje të Parisit.

Trump e kaloi pjesën më të madhe të ditës së shtunë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Paris dhe vizitoi një varrezë amerikane në periferi të Parisit ditën e dielë.

Megjithatë, kritikët e Trump vunë re se si kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte udhëtuar 118 milje jashtë Parisit për të marrë pjesë në një ceremoni në një varrezë në Vimy, pavarësisht rreshjeve të shiut.

Vendimi nxiti një një numër kritikash në Twitter, me në krye Nicholas Soames, një anëtar britanik i parlamentit, i cili është një nip i ish-kryeministrit Winston Churchill, duke thënë se Trump po çnderon ushtarakët e SHBA.

“Ata humbën jetën me fytyrën e tyre ndaj armiqve dhe patetiku i papërshtatshëm Donald Trump nuk mund të sfidonte motin për të nderuar të rënët”, shkruajti Soames në Twitter.

Gjithashtu, Ben Rhodes, i cili ka shërbyer si zëvendës këshilltar për sigurinë kombëtare për komunikimet strategjike nën presidencën e Barak Obama, tha se arsyetimi për motin e keq nuk qëndron.

“Unë kam ndihmuar në planifikimin e të gjitha udhëtimeve të Presidentit Obama për 8 vjet. Gjithmonë ka një mundësi alternative kur ka rreshje shiu. Gjithmonë “­ -shkroi ai në Twitter

Ish-Sekretari i Shtetit John Kerry, gjithashtu reagoi duke u shprehur se disa pika shiu nuk duhet ta ndalonin vizitën e tij.

 

scroll to top