Shtëpia e Bardhë mohon pretendimin e Turqisë për Gylenin

Shtëpia e Bardhë mohoi pretendimin e Turqisë se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman Fethullah Gylen që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se “gjatë takimit me Presidentin turk Erdogan në samitin ekonomik të G-20s në Buenos Aires, presidenti Trump nuk bëri ndonjë premtim për ekstradimin e Fethullah Gylenit”.

Nw njw intervistw tw dhwnw disa ditw mw parw, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se presideni amerikanTrump i kishte komunikuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan tw cilit i kishte thwnw se SHBA janë “duke punuar për ekstradimin” e Gylenit dhe “njerëzve të tjerë”.

Gyleni jeton në mërgim në Pensilvani. Turqia e akuzon atë për orkestrimin e grushtit ushtarak të shtetit kundër Presidentit Erdogan në vitin 2016.

Gyleni e mohon akuzën, por Ankaraja ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’a ekstradojnë atë në Turqi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Turqia nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që mbështesin pretendimin e saj kundër Gylenit.

Cavusoglu tha se ai ka parë një hetim “të besueshëm” të FBI-së që tregon se si organizata Gylen i shmanget pagimit të taksave.

“Kohët e fundit kam parë një hetim të besueshëm nga FBI se si organizata Gulen shmang taksat”, tha Cavusoglu.

Erdogan tha javën e shkuar se Turqia do të niste iniciativa të reja jashtë vendit për të synuar financimin e mbështetësve të Gylenit. /real-news.tv/

Lër një koment