Shtëpia e Bardhë thërret përfaqësuesit e kompanive teknologjike

white-house.jpg

Në një përpjekje për të ndalur ekstremizmin e dhunshëm online, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim përfaqësuesit e një numri të kompanive teknologjike.

“Takimi do të mbahet të premten, dhe do të përfshijë zyrtarë të lartë të administratës së bashku me përfaqësues të një sërë ndërmarrjesh”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, përmes një deklarate.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë, udhëzoi Departamentin e Drejtësisë, që të punojë me platformat në internet, si dhe qeveritë shtetërore dhe lokale për të “zhvilluar mjete që mund të zbulojnë vrasësit para se të sulmojnë”.

Disa republikanë fajësojnë video-lojërat dhe kulturën e Internetit për të shtënat në masë.

Disa ditë më parë nga të shtënave masive me armë zjarri, në Teksas dhe Ohajo, mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303