fbpx

Shtëpia e Kim Kardashian në mes të zjarrit

Screenshot_2-13.jpg

Kim Kardashian u ka kërkuar fansave të saj që të luten për Calabasas, pasi ylli i reality show-t u detyrua të braktisë shtëpinë e saj për shkak të zjarrit që kishte rënë në zonën ku banon.

38-vjeçarja gjeti kohë për të bërë në Instagram një postim një fotove të zjarrit në Kaliforni.

Kim zbuloi se ajo kishte vetëm 1 orë për të paketuar dhe evakuar shtëpinë.

Ajo ishte duke u kthyer nga një udhëtim pune kur vuri re zjarret nga ajri. Dhe teksa ndodhej në një situatë të frikshme, Kim u sigurua që të dokumentonte veprimin, duke ndarë fotografitë dhe videot në rrjetin social.

“Po vijnë zjarrfikëset. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne”

Zjarri nisi të enjten pasdite në lindje të qytetit fqinj Chatsworth dhe që atëherë është rritur me 4.000 hektarë në Qarkun Ventura.

Ajo ka djegur me shpejtësi disa shtëpi, ndërsa evakuimet e detyrueshme u urdhëruan në zona si lagja e Kardashian Hidden Hills.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *