Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth, në shitje

Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth në Maltë ka dalë së fundmi në shitje.

“Villa Guardamangia” është në shitje për një vlerë prej 6 milionë euro ose 5.3 milionë paund. Mund të duket e pabesueshme  por vila ku ka jetuar mbretëresha është mjaft e çmuar pasi ajo ka kalur momente mjaft të bukura atje.

Mbretëresha Elizabeth jetoi atje nga viti 1949 deri në vitin 1951 në vitet e para të martesës së saj, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar. /real-news.tv/