fbpx

Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare kthehet në muze

kadare_1443367928-1154341.jpg

Shtëpia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare do kthehet në muze për të gjithë turistët.

Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili thekson se të gjithë njerëzit të cilët kanë interes për të ditur më tej rreth veprimtarisë së Kadaresë, mund të vizitojnë muzeun.

Së bashku me Veliajn ishte edhe arkitektja italiane, Elisabetta Terragni.

Arkitektja do marrë në dorë kthimin e shtëpisë në muze të Kadaresë.

Ndërkohë, Veliaj thekson se Bashkia do kujdeset që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar Maks Velo.

“Po vëmë dorë mbi një xhevahir të mbuluar nga pluhuri në qendër të Tiranës, e cila i ka të gjitha mundësitë të transformojë ndoshta një nga pallatet më të përfolura në Tiranë. Do të kujdesemi që pallati të transformohet dhe të shkojë në fazën përfundimtare siç e kishte projektuar i madhi Maks Velo, por epiqendra do të jetë apartamenti i Ismail Kadaresë, në të cilin ai jetoi nga vitet ‘70 deri në vitet ‘90, dhe ku ka shkruar disa nga kryeveprat e tij”./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303