fbpx

“Shtëpia është mbajtur peng”. Gruaja tregon historinë e saj: Burri më vdiq, djali bashkëpunoi me kunatën

Screenshot_18-19.png

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 është pasqyruar historia e një gruaje 61-vjeçare. Ajo ka thënë se kunata e saj i ka zaptuar shtëpinë me forcë.

Pas lindjes së 4 fëmijëve gjërat u vështirësuan, dhe i kërkoi bashkëshortit të largohej nga banesa pasi gjërat nuk po shkonin ashtu si duhej.

Bashkëshorti nuk largohet dhe 61-vjeçarja vendos që së bashku me fëmijët të largohet. Ngjarjet rrodhën ndryshe, shumë pak kohë më pas ish-bashkëshorti ndërron jetë dhe banesa ku ata jetonin zaptohet me force nga kunata.

Ne u njohëm me shkuesi, por bashkëshorti më rrëmbeu. Martesa shkoi mirë fillimisht, por kur erdhën në jetë fëmijët bashkëshorti filloi të pinte alkool. Erdhën në jetë 4 fëmijë, edhe pas kësaj unë kërkova që të divorcoheshim sepse nuk jetoja dot me të. Ai nuk donte të ikte nga banesa dhe vendosa të iki unë së bashku me fëmijët. Mirëpo unë gjithë kohës kërkoja banesën sepse edhe mua më takonte, tentova të bashkoheshim, por ai krijoi jetesën e vet dhe kjo gjë nuk u bë. Kam vite që nuk flas me njërin nga djemtë dhe ai së bashku në bashkëpunim me kunatën kanë firmosur për këtë shtëpi të cilën pretendohet se e kanë të tyre. Unë erdha sot në këtë studio për të rrëfyer dhimbjen time brenda shpirtit. Djali im ka marrë lekë nga halla, edhe njëra nga gocat nuk flet me të ai u shkëput nga ne. Uunë nuk e urrej dot djalin, por ai u shkëput nga ne. Shtëpia është mbajtur peng nga halla dhe unë kërkoj të drejtën time, pasi halla nuk ka të drejtë që ndërhyn në këtë gjë, por ajo ka bërë pakt me djalin tim i cili ka vite e vite që nuk komunikon me mua dhe gocën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303