“Shtëpitë pa leje nuk do prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”

basha-rama.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në vitin 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re. “Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama. Por sot, thekson  shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten”.

Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy ditë me parë.

Prej tre javësh  banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Madhe në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.

Më poshtë video-postimi i plotë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303