Shtetet e Bashkuara kërkojnë një rishikim të rregullt të reformës tregtare të Kinës

trade-talks-1.jpg

Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë rregullisht përparimin e Kinës në reformat e premtuara tregtare si kusht për një marrëveshje tregtare dhe mund të përdorin përsëri tarifat nëse sheh se Pekini ka shkelur marrëveshjen, sipas burimeve të informuara për negociatat për t’i dhënë fund luftës tregtare midis dy kombeve.

Një kërcënim i vazhdueshëm i tarifave në tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha në botë do të thoshte se një marrëveshje nuk do t’i jepte fund rrezikut për të investuar në biznese apo asete që janë të prekura nga lufta tregtare.

“Kërcënimi i tarifave është ende prezent, edhe nëse ka një marrëveshje,” tha një nga tre burimet e informuar për bisedimet midis dy vendeve.

Gjithashtu burimet thanë se negociatorët kinezë nuk ishin shumë dakord me idenë e kontrolleve të rregullta për të parë nëse reformat tregtare zbatohen, por propozimi i SHBA-së “nuk i prishi negociatat”.

Një burim kinez tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë “vlerësime periodike” por nuk është ende e qartë se sa shpesh.

“Duket si poshtërim”, tha burimi. “Por ndoshta të dy palët mund të gjejnë një zgjidhje”.

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump ka vendosur tarifa të importit për mallrat kineze për të ushtruar presion mbi Pekinin për të përmbushur një listë të gjatë kërkesash që do të rishkruajnë kushtet e tregtisë midis dy vendeve.

Kërkesat përfshijnë ndryshime në politikat e Kinës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, transferimet teknologjike, subvencionet industriale dhe pengesat e tjera tregtare./real-news.tv/

scroll to top