fbpx

Shteti Islamik IS kërcënon presidentin amerikan, Trump

trump3.jpg

Ditën e djeshme, nëpërmjet një video-mesazhi, IS ka emëruar Abu Ibrahim al Hashimi al-Qurayshi si liderin e ri.

Në mesazhin e tyre, xhihadistët, duke folur për hakmarrje, e kanë etiketuar Presidentin Donald Trump si një “plak të çmendur” dhe u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mos gëzohet për vdekjen e Al Baghdadit.

“Ne mbajmë zi për ty… komandant i besnikërisë”, tha Abu Hamza al-Quraishi. “Amerikë, nuk e kupton se Shteti Islamik është tani në krye të Evropës dhe Afrikës Perëndimore? Është shtrirë nga Lindja në Perëndim. Mos gëzo Amerikë, I zgjedhuri i ri do të të bëjë të harrosh tmerrin që ke njohur mirë… dhe do t’i bëjë ditët e arritjeve të Al-Baghdadit t’ju duken të ëmbla”, thuhet në deklaratën kërcënuese të ISIS.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303