fbpx

Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri

45616773_2684093434962383_7123260108603129856_n.jpg

Nga Marin Mema

Koret raciste , thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë…

Nga krahu tjetër duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cenuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

U lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend evropian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrëdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Evropian.

Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar e kështu e gjithë shpura e tij !! Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike.

E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhtisë!! Represioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të ekzistojë!!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *