fbpx

‘Shtetrrethimi i së dielës’, ja si u ‘zgjua’ Berati sot

Qyteti i Beratit është zgjuar ditën e sotme totalisht i izoluar, ashtu sikurse edhe fundjavën e shkuar. Vendin e ka pllakosur heshtja ndërkohë në rrugë shikon vetëm efektivë policie.

Nga një vëzhgim i imtësishëm në rrugët kryesore e në brendësi të lagjeve të qytetit, rezulton se të gjitha rrugët janë të boshatisura dhe të gjithë beratasit janë mbyllur brenda banesave të tyre, pas një dite të zhurmshme ku çdokush nxitonte të bënte blerjet e nevojshme për të përballuar karantinën dy ditore.

Të vetmit që sheh në patrullim në rrugët e qytetit janë forcat e policisë të DVP Berat, që kontrrollojnë çdo mjet që lëviz në rrugë,nëse ka leje për qarkullim apo jo.