13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Shtimi i epidemiologëve pas fillimit të shkollës, MSH bën apelin: Kur të shtohet rreziku…

Ministria e Shëndetësisë serish është ndalur te rifillimi i shkollës dhe masat që janë marrë. Bëhet me dije se është shtuar numri i epidemiologëve si dhe MSH ka bërë një apel edhe për mësuesit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit.

Angazhimi i shtuar i epidemiologëve në terren bëhet akoma edhe më i domosdoshëm me fillimin e viti të ri shkollor, ku mësuesit dhe nxënësit do të kenë prioritet për testimin.

Mësuesit për çdo shqetësim duhet të kontaktojnë me koordinatorin e shkollës, i cili lidhet me strukturat e shëndetësisë për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Është shumë i rëndësishëm në këtë moment, kur shtohet rreziku me hapjen e shkollave, bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Është e rëndësishme të respektohen rregullat e higjienës, distancimit dhe përdorimit të maskës kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”,- sqaron Msh.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat