fbpx

Shtimi i rasteve me COVID-19, Pëllumb Pipero zbulon çfarë e shqetëson…

Pëllumb-Pipero-1-600x360.jpg

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në studion e ABC News, ku ka folur për rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19, ku ka deklaruar se për këtë situatë ndikoi lehtësimi i masave dhe mosrespektimi nga qytetarët, grumbullimet publike, infektimi i bluzave të bardha, por edhe rritja e numrit të testimeve.

“Ka disa arsye po t’i rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizues, u liruan të gjitha masat. Besoj janë afërsisht 2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Besoj se nuk e justifikon vetëm lirimi, natyrisht duhej të shoqërohej…nuk do të thotë të mos kemi kujdes. Virusi qarkullon dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.

Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koincidoi edhe me protesta.

Së treti vazhdon ende gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe kësisoj është shtuar numri i tamponëve. Po t’i referohemi përqindjes së pozitiviteti është 10%.

Një arsye tjetër është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha dhe pacientëve jashtë Spitalit Infektiv.

Kjo ka bërë që numri i rasteve të shtohet, por nuk na shqetësojnë rastet pozitive, do të ketë. Më shqetëson numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital. Midis tyre një pjesë rastesh të rënda. Është një situatë që duhet analizuar. Besoj se thelbi i gjithë këtyre gjërave është mosrespektimi i të gjitha masave”, tha Pipero.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303