fbpx

Shtimi i rasteve me covid19, specialistja Tomini: Gati laboratori në QSUT

Përkeqësimi i situatës dhe shtimi i rasteve me koronavirus për epidemiologët i ka kaluar përtej pritshmërive.

Në një lidhje me edicionin e lajmeve, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, tha se testimet janë rritur dhe ka kapacitet për t’i përballuar.

“Kapacitetet e laboratorit të virologjisë janë në gatishmëri për situatën e parashikuar me 500-600 tamponë në ditë, ndërkohë laboratori në QSUT është duke u përgatitur për testimet për negativizim për pacientët që janë në spital, për ata që do shtrohen, të gjithë këta do testohen me PCR”, tha Tomini në Klan.