Shtireshin si çifti Clooney, arrestohen dy italianë në Tajlandë

clooney-case.jpg

Dy italianë që paraqiteshin në emër të aktorit George Clooney për të promovuar një biznes të modës janë arrestuar në Tajlandë  pas disa vitesh në arrati.

Francesco Galdelli, 58 vjeç dhe Vanja Goffi, 45 janë kërkuar nga Interpoli që nga viti 2013.

Ylli i Hollivudit i paditi ata dhe në një gjyq në vitin 2010 në Itali dëshmoi kundër tyre, duke thënë se ata kishin përdorur emrin e tij duke mashtruar.

Ata gjithashtu akuzohen për një sërë mashtrimesh të tjera në Itali.

Ata kishin ikur nga vendi i tyre për të shmangur arrestimin dhe iu ishin vendosur pseudonimet Bonnie dhe Clyde italiane pas çiftit legjendar të gangsterëve amerikanë.

Çifti u arrestua në një operacion të përbashkët të  policisë tajlandeze dhe asaj italiane./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303