fbpx

Shtiu me armë në xhami, agresori del i shpërfytyruar në gjykatë

679a7a93-abba-48eb-9e20-fb6f059369d4.jpg

Personi që goditi me armë në një xhami në Norvegji ditën e djeshme është nxjerrë para gjykatës, ku u caktua dënimi i ‘’arrestit me burg për 4 javë’’.

21-vjeçari Philip Manshaus u paraqit para ‘’togave të zeza’’ me hematoma në fytyrë. Ai buzëqeshi para kamerave të mediave. Përpara trupit gjykues, ai nuk pranoi të shprehej, duke rezervuar të drejtën e fjalës. Agresori dyshohet se ka vrarë motrën e tij 17-vjeçare, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre.

Policia norvegjeze dyshon se Manshaus është frymëzuar nga atentatori Anders Breivik, i cili vrau i vetëm 77 veta në vitin 2011, i cili e shpalli veten ithtar të bindjeve ekstremiste (racizëm dhe islamofobi).

Nuk dihet nëse Manshaus është dhunuar në burg apo nga personat e xhamisë që ndodheshin në xhami, të cilët e neutralizuan para se të vinte policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303