fbpx

Shtohen rastet me COVID-19 në Elbasan, del pozitive gruaja e pronarit të një restorani

Ditën e djeshme një 46-vjeçar u konfirmua i prekur nga COVID-19 në Elbasan. Por sot, ka rezultuar pozitive ndaj testit edhe gruaja e tij.

Nga 12 tamponë të marrë familjes së 46-vjeçarit dhe kontakte të tij të ngushta, vetëm bashkëshortja ka rezultuar pozitive.

Kujtojmë se në përjashtim të rastit zero në Elbasan të katër familjet e tjera në këtë qytet kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin.

Deri tani numri i të infektuarve me COVID-19  në Elbasan ka arritur në 12.