Shtohen rastet me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koroanvirus. Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus.

Të dy personat e konfirmuar me koronavirus janë femra, njëra e moshës 25-vjecare e tjetra 73-vjecare. 25-vjecarja është nga fshati Vrapçiç i Gjilanit, ndërsa 73-vjecarja është nga Studimja e Ulët e Vushtrrisë.