fbpx

Shtohet misteri/ U gjet e vdekur, ‘zhduket’ edhe partneri i 22-vjeçares

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Një 22-vjeçare u gjet pajetë në Folegandros të Greqisë. Trupi i vajzës u nxorr i pajetë nga deti mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave greke, vajza kishte shkuar në zonën ku u gjet e vdekur për pushime me të dashurin, i cili po ashtu rezulton të jetë i zhdukur.

Të dyja familjet janë të tronditura për shkak të asaj që ka ndodhur, pasi vetëm një muaj e gjysmë më parë Greqia u trondit nga vrasja e Carolines nga bashkëshorti i saj, ngjarje që irritoi të gjithë opinionin publik.

Ekspertët nuk kanë zbuluar shenja dhune në trupin e vajzës së gjetur duke minimizuar mundësinë e një vrasjeje, megjithatë hetimet vazhdojnë, ndërsa zhdukja e të dashurit e bën edhe më të mistershme situatën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303