fbpx

Shtohet rreziku i sulmeve kibernetike në Gjermani

seehoffer.jpg

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike.

Në fund të vitit të kaluar, hakerët sulmuan një platformë mësimore në një shkollë të lartë në Gjermani, për të krijuar atje akses në rrjetin e Ministrisë së Jashtme.

Sulmuesit jo vetëm dështuan gjatë kësaj përpjekjeje, por ata u vrojtuan gjatë gjithë kohës prej Entit Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit (BSI), e cila është përgjegjëse për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe konsulton shoqatat dhe ndërmarrjet.

Ministri Seehofer e vlerësoi punën e këtij institucioni gjatë prezantimit të enjten në Berlin të raportit të BSI-së për gjendjen aktuale.

Sipas raportit, me rritjen e akseseve në rrjet në jetën e përditshme shtohet edhe numri i pikave të ndjeshme ndaj sulmeve në sistem.

Megjithatë, ministri i Brendshëm është i angazhuar për të garantuar që rrjetet elektronike të autoriteteve gjermane, të furnizuesve të energjisë apo të sipërmarrjeve të tjera të rëndësishme të jenë imune edhe në të ardhmen prej sulmeve të tilla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje