Shtrohen te Infektivi të tjerë të prekur nga covid-19, situta drejt rëndimit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Situata te Infektivi po vjen duke u rënduar dhe ccdo ditë e më shumë po shtohen perosnat e prekur me virusin Co.vid-19 që hospitalizohen.

Katër persona janë shtruar së fundjmi. Personat që kishin testuar pozitiv më herët qëndronin në vetëkarantinim, por duket se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Katër personat janë shtruar te Spitali i Infektivit në QSUT, duke e çuar kështu numrin e personave të hospitalizuar në 24. Lajmin e ka bërë me dije mjeku Arjan Harxhi në “RealStory”.

Prej 24 pacientëve, 3 janë shtruar në reanimacion ndërsa njëri është në intubim. Në vendin tonë aktualisht ka 51 raste me koronavirus dhe 1 person ka humbur jetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303