Shtrohet në spital Arben Derhemi, ç’i ka ndodhur aktorit? Del fotoja

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi ka publikuar një foto në rrjetin e tij social dhe të gjithë ndjekësit janë shqetësuar shumë. Në foton e publikuar në Instagram, Derhemi shfaqet i shtrirë në një dhomë spitali.

Duke falënderuar doktorët, Arben Derhemi, ka treguar se gjithçka ka kaluar dhe ai fatmirësisht është mirë. Nuk dihet çfarë ndërhyrjeje i është nënshtruar aktori, por e rëndësishme është që çdo gjë ka shkuar mjaft mirë.