Shtyhen zgjedhjet për kryetar të PS-së në Gjirokastër, kush favorizohet më shumë?

Janë shtyrë zgjedhjet për kryetar të PS-së në qytetin e Gjirokastrës për ditën e nesërme. Edhe pse ishin planifikuar për të zhvilluar dje, për arsye që nuk janë bërë të ditura ato janë shtyrë. Deri më tani në qytet përfliten tre emra kandidatë për postin e kryetarit të zonës.

Përflitet kryetari aktual Bledi Kaçi, i cili ka mbështetjen e ministrit Blendi Çuçi dhe Drejtorin e Ujësjellësit, Gentian Llogon, i cili mbështetet nga kryebashkiaku Flamur Golemi. Kandidon gjithashtu edhe Matilda Gushi.

Ndërkohë deri më tani Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e rinj të degëve. Disa ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet në Vlorë, Kurbin, Kavajë dhe Lezhë etj. duke nxjerrë edhe fitesit repektivë. Zgjedhjet kanë qënë të qeta përveç precedentit të Peqinit.