fbpx

Shtyhet afati i skadencës së kartave të identitetit

Karta-ID-1.jpg

Ditën e sotme është njoftuar se do të shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit.

Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ata ishin sot të pranishëm në zyrat e reja në Rrugën ‘Bardhyl’.

Veliaj theksoi se skadimi final i kartave të identitetit do të jetë më 31 dhjetor 2019.

Ndërkohë, Lleshaj theksoi se po ndërmerren masa për të zgjedhuar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit.

“Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303