fbpx

Shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka bërë me dije se do të shtohen edhe dy javë të tjera për gjendjen e jashtezakonshme.

Sanchez tha se shtyrja e masave deri më 21 qershor do të ishte e fundit, për shkak të rënies së dukshme të rasteve me COVID-19.

Numri i viktimave të raportuara në Spanjë të shtunën është vetëm 4, një rënië drastike e shifrave. Numri total i viktimave është 27,125, ndërkaq i rasteve të infektuara 239,228.

Spanja, një nga shtetet më të prekura me koronavirusin e ri, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 14 mars.

Si pjesa më e madhe e Evropës, edhe Spanja është në proces të lehtësimit të masave kundër koronavirusit.