fbpx

Shtyhet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Hoti tregon bisedën me Ramën

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të premte në qytetin e Shkodrës është shtyrë për në datën 2 tetor.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan kryeministri Hoti.