fbpx

Shtyhet seanca për Saimir Tahirin/ Avokati Haxhia: Kemi kërkuar pa ndërprerë pafajësi

Është shtyrë sërish seanca ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe shkak është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur ndaj ish-ministrit.

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia deklaroi se klienti i tij që prej nisjes së procesit ka kërkuar pafajësi.

 “Nuk kanë shkaqe ligjore që të largohen. Jemi konsistent në qëndrimin tonë, ne kërkojmë pafajësi, nuk duam të hyjmë në procedurë. Saimir Tahiri që nga momenti i parë që është vënë përballë vendimit të akuzës dhe deri në kalimin e çështjes në Apel ka kërkuar pandërprerë pafajësi”, tha Haxhia. Ndërkohë mësohet se seanca e rradhës është vendosur të zhvillohet më 11 qershor.