fbpx

Shtyhet sërish seanca Basha-Veliaj, flet avokati i kryedemokratit: Të deklarohet fajtor për shpifje

basha-veliaj.jpg

Është shtyrë sërish seanca e ngritur nga Lulzim Basha për Erion Veliajn.

Mësohet se shtyrja është bërë për shkak të mungesës së avokatit të Veliajt Petrit Ismaili, i cili ka dërguar një letër në Gjykatë duke justifikuar mungesën e tij për shkak të problemeve shëndetësore.

Avokati i Bashës, Endrit Sefa deklaroi para mediave se ata kërkojnë fajësinë e kryebashkiaut, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është paraqitur në proces dhe nuk ka sjellë as prova që vërtetojën akuzat e ngritura publikisht për kryedemokratin.

“Kemi kaluar në seancë gjyqësore. Sot seanca nuk u zhvillua për mungesë të avokateve, u la në një datë tjetër. Ne kërkojmë që të rrëzohen deklarata e Veliajt, pasi ka shpifur. Të deklarohet fajtor për shpifje. Duhet ta dijë që duhet të vijë në seancë gjyqsore dhe të sjellë prova. Seanca e radhës është lënë më 11 tetor, në orën 13:00,”- tha Sefa ndër të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303