Shtyhet super klasikja River-Boca, këtë herë pa afat

shtyrje.jpg

Pas incidenteve të rënda të regjistruara mbrëmjen e djeshme, kur u sulmua autobusi i Boca Juniors duke shkuar për në stadium dhe u plagosën disa prej lojtarëve, finalja e dytë e Kupës Libertadores River-Boca nuk do të luhet as mbrëmjen e sotme, siç ishte parashikuar.

Pasi u shty tre herë radhazi mbrëmjen e djeshme, fillimisht me 60 minuta, më pas me 135 minuta dhe në fund me 24 orë, CONMEBOL vendosi përfundimisht që takimi të shtyhet, derisa të ketë një vendim tjetër.

Kjo pasi skuadra e Boca Juniors kërkoi që të mos luhej sonte, por të shtyhej për një moment të dytë, ose t’u jepet fitorja në tavolinë, e parashikuar edhe në artikullin 18 të rregullores së CONMEBOL.

scroll to top