fbpx

Shtyrja e Lojërave Olimpike i kushton organizatës 800 milion dollarë

Shtyrja e Lojërave Olimpike të Tokios për shkak të shpërthimit të koronavirusit do t’i kushtojë organizatës deri në 800 milionë dollarë.

Presidenti i IOC-së, Thomas Bach ofroi vlerësimin e detajuar të shpenzimeve të shtuara, pas një mbledhjeje të bordit ekzekutiv.

“Lëvizja Olimpike po përballet me një sfidë të pashembullt.

Të gjithë do të duhet të bëjmë sakrifica dhe kompromise”

Totali i shpallur nga IOC nuk përfshin kostot nga organizatorët në Tokio, buxheti i të cilëve mund të rritet nga rreth 2 miliardë deri në 6 miliardë dollarë.